Zana Hamiti, drejtoreshë në Qendrën Strehuese të Viktimave të Dhunës, ka thënë se në vitin 2022 kanë pasur numër rekord të rasteve.
“Krahasuar edhe me raportet në polici, dihet që numri i rasteve të dhunës është në rritje. Në vitin 2022 kemi pasur 171 raste strehimi që është kulmi i shifrave”, është shprehur Hamiti në Klan Kosova.
“Rastet janë në ngritje”, ja theksuar ajo, duke shtuar së në vitin aktual kanë pranuar mbështetje nga institucionet qendrore.
“Financiarisht nuk ndodhemi keq, krahasuar me vitet paraprake”.