Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka kritikuar VV-në për shkelje të Kushtetutës së Kosovës.
Ai ka bërë me dije se kjo sjellje kushtetuese shumë shpejt do të ndëshkohet nga qytetarët me votë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar për pasojat e Kosovës nga kjo sjellje.
“Mos e shkelni Kushtetutën, siç po e shkelni edhe aktualisht, mbasi zyrtarët tuaj po mbajnë poste deputetësh dhe ministrash në të njëjtën kohë, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikës së Kosovës! Po e shihni vetë, BE-ja nuk po ju takon në zyra të Qeverisë për këtë arsye. Kjo BE që e ka sanksionuar Kosovën para dy vjetësh për shkak të politikës suaj të mbrapshtë. Do ta shihni së shpejti se këtë lloj sjelljeje antikushtetuese do ta ndëshkojnë me votë qytetarët që e duan atdheun e tyre, Kosovën, shtet ku sundon ligji”, shkroi në Facebook, Hamiti.