Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ka bërë homazhe te varrezat në Marinë të Skenderajt, me rastin e 27-vjetorit të rënies së 41 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin Mujë Krasniqi.
Hamza theksoi se sakrifica e tyre mbetet themel i lirisë dhe shtetit të Kosovës, duke shtuar se kjo ditë, që përkon edhe me përvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, i jep nderimit një kuptim të veçantë.
Ai përfundoi duke shprehur lavdi të përjetshme për të rënët për liri.