Hamza: Çdo grua në Kosovë do të jetë e përkrahur, e sigurt dhe me mundësi të barabarta

| 25 Jan 2025 | 13:19 | Nga

Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka folur për planprogramin e tij për gratë dhe të drejtat e tyre.

Në rrjetin social Facebook, ai ka shpërndarë një video nga një tubim që pati me gratë në kuadër të fushatës zgjedhore.

“Çdo grua në Kosovë do të jetë e përkrahur, e sigurt dhe me mundësi të barabarta. Kosova është mirë kur ‘Mamirë’ janë krejt gratë dhe vajzat e Kosovës”, ka thënë Hamza.

Të ngjashme