Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza gjatë ditës së sotme ka takuar në Tiranë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për nder të festës së 28 nëntorit, raporton Ekonomia Online.
Hamza ka thënë se qëndrojmë të bashkuar siç kemi qenë gjithmonë për ta nderuar trashëgiminë dhe për të punuar së bashku për të ardhmen.
Tutje, Hamza ka thënë se kur Kosova dhe Shqipëria janë mirë, ma mirë jane edhe të gjithë shqiparët kudo që jetojnë.
Poashtu, Hamza në Tiranë ka qëndruar gjatë gjithë ditës në Tiranë ku ka zhvilluar takimin edhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.