Hamza: Do të krijojmë kushte për bashkëatdhetarët tanë që të investojnë në Kosovë

Prishtinë | 26 Nën 2024 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë kushte që bashkatdhetarët tanë, biznesmenë të suksesshëm në vende të ndryshme të botës, me kapitalin, përvojën dhe njohuritë e tyre të jenë prezentë në Kosovë, të investojnë, të punojnë dhe së bashku ta zhvillojmë vendin tonë.

Hamza ka postuar një video nga tubimi i tij i së dieles me mërgimtarët në Koln, nga të cilët ka kërkuar që deri më 26 dhjetor të regjistrohen për të pasur të drejtë të votojnë në ambasadat e Kosovës.

“Ne do të krijojmë kushte që bashkëatdhetarët tanë, biznesmenë të suksesshëm në vende të ndryshme të botës, me kapitalin, përvojën dhe njohuritë e tyre të jenë prezentë në Kosovë, të investojnë, punojnë dhe së bashku ta zhvillojmë vendin tonë”.

Të ngjashme