Hamza: FSK-ja e fortë, atdheu i sigurt

Prishtinë | 27 Nën 2025 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bedri Hamza në “Ditën e Forcës” ka thënë se është krenar për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) që po rritet dhe po ecën drejt standardeve të NATO-s.

“Në Ditën e Forcës i nderojmë vajzat dhe djemtë e FSK-së, të cilët me atdhedashuri, disiplinë dhe përkushtim mbrojnë sovranitetin dhe dinjitetin e Republikës së Kosovës. Jemi krenarë për Forcën tonë që po rritet, profesionalizohet dhe po ecën drejt standardeve të NATO-s, duke na përfaqësuar me dinjitet kudo. FSK-ja e fortë, atdheu i sigurt! Ushtarë, urime Dita e Forcës!”, ka shkruar Hamza.

Të ngjashme