Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka publikuar një video ku premton se kur do të jetë në qeveri do t’ju shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, raporton Ekonomia Online.
Ai thekson se të gjithë qytetarët e Kosovës, janë njerëz të mirë, janë njerëz të ndershëm dhe janë njerëz punëtorë.
Hamza ka ftuar qytetarët që më 9 shkurt të dalin dhe ta vulosin fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Ne i respektojmë të gjithë qytetarët e Kosovës, ne i respektojmë edhe oponentët tonë politikë.Me i mujtë, po, po me votën e juve në mënyrë demokratike në mënyrë masive.Ne nuk ia dalim si ata që ndajmë, na jemi ata që i bashkojmë.Ne, në momentin kur të jemi në qeveri do t’ju shërbejmë të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim sepse gjithë qytetarët e Kosovës janë njerëz të mrië, janë njerëz të ndershëm, janë njerëz punëtorë. Prandaj, më 9 shkurt në mënyrë festive, në mënyrë masive, në mënyrë solemne me dal me vulosë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Hamza.