Hamza i rrit për 500% bursat për studentët, përfitojnë 300 të rinj mitrovicas

Prishtinë | 15 Kor 2025 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Mitrovicës së Jugut ka ndarë këtë vit bursa për 300 studentë mitrovicas, duke e rritur mbështetjen financiare për ta me plot 500 për qind krahasuar me vitin e parë të mandatit të tanishëm qeverisës.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës, Bedri Hamza, i cili theksoi se përkrahja e të rinjve për të ndjekur ëndrrat e tyre dhe për të tejkaluar sfidat është prioritet i institucionit komunal.

“Këtë vit, bursat për studentët mitrovicas i kemi rritur për 500 për qind krahasuar me ato që janë ndarë në vitin e parë të qeverisjes. Tani janë 300 studentë përfitues nga Komuna e Mitrovicës, të cilët do të kenë më shumë siguri e mundësi për t’i ndjekur ëndrrat e tyre.

Nuk i lëmë të vetmuar të rinjtë tanë në përballje me vështirësitë dhe pengesat që mund t’i kenë. Komuna e Mitrovicës do të jetë gjithnjë në mbështetje të tyre!” – tha Hamza.

Të ngjashme