Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se ka pasur rritje të eksporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa ka shtuar se po punojnë që të unifikojnë sistemet e bizneseve, që legjislacionet e Kosovës dhe Shqipërisë të jenë të njëjta, raporton Ekonomia Online.
“Qëllimi jonë është rritja ekonomike dhe biznesit me sektorin privat. Me të po punojmë bashkë me ministrinë e Financave të Shqipërisë, ti unifikojë sistemet tona që bizneset tona të përballen me legjislacion të njëjtë. Kjo ka reflektuar në shkëmbim tregtar mes Kosovës e Shqipërisë”.
“Dhe nëse marrim eksportet sigurisht nuk është ajo e dëshirueshmja, por kemi pasë rritje për 39 për qind nga Shqipëria në Kosovë dhe 29 për qind nga Kosova në Shqipëri”, ka thënë Hamza, raporton EO.
Këto komente Hamza i bëri me rastin e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në portin e Durrësit.