Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim menaxherin e projektit të GIZ-it “Fit for Jobs”, Tobias Seiberlich.
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi rreth projektit të GIZ-it “Fit for Jobs” të financuar nga Qeveria Gjermane, si dhe mundësia e bashkëpunimit me Komunën e Mitrovicës.
Projekti në fjalë synon të rrisë punësimin e të rinjve kosovarë përmes përmirësimit të arsimit profesional të orientuar kah tregu i punës, orientimit në karrierë dhe përmirësimit të qasjes së të rinjve në shërbimet e tregut të punës.
Menaxheri i projektit të GIZ-it “Fit for Jobs”, Tobias Seiberlich, ka theksuar se është i interesuar të mbajë bashkëpunimin e mirë me Komunën e Mitrovicës, sidomos në sferën e vazhdimit të dialogut me akterët lokal për të përmirësuar punësimin e të rinjve dhe potencialisht aktiviteteve tjera për të cilat janë dakorduar me partnerët politik MFPT dhe MASHTI.
Kryetari Hamza siguroi përfaqësuesit e GIZ-it gjerman se Komuna e Mitrovicës është e gatshme të filloj realizimin e shumë projekteve që do të ndikojnë në rritjen e punësimit dhe zhvillimin e mëtejmë ekonomik të Mitrovicës.