Hamza konfirmon mbledhjen e Kryesisë: Nuk e di cili është rendi i ditës

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Pas tërheqjes së ndryshimeve në Ligjin për Zgjedhje nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, pritet të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me nënkryetarin e PDK-së në kryesi të Kuvendit, Bedri Hamzën për ta pyetur rreth zhvillimeve të fundit.

Hamza ka thënë se nuk ka informacione lidhur me rendin e ditës të mbledhjes së kryesisë.

“As nuk e kom rendin e ditës as nuk e di qysh sillen. Në orën 14:30 mbahet mbledhja e Kryesisë, kaq di“, tha Hamza për Sinjalin.

PDK në vazhdimësi ka deklaruar se nuk do ta votojnë Osmanin për presidente.

Ndërsa sot në orën 18:00 pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit.

Të ngjashme