Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka uruar Ditën e Veteranit.
Ai u shpreh se Kosova mundet ma mirë për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së, duke premtuar rritje prej 50 për qind të përfitimeve për të gjitha kategoritë e luftës, thotë se veteranët do të marrin pensionin që ju takon, po që do të iu lejohet të punojnë, dhe se prindërit e familjeve të dëshmorëve nuk do të detyrohen të zgjedhin mes pensionit të moshës dhe pensionit të familjes së dëshmorit, por do t’i marrin të dyja, transmeton Klankosova.tv.
“Ndjenjë e veçantë t’i takoj veteranët e UÇK-së në Skenderaj në Ditën e Veteranit. Një ditë që të mbush me ndjenja të krenarisë dhe respektit. Kosova mundet ma mirë për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së”.
“Rriten 50 % përfitimet e të gjitha kategorive të luftës. Veteranët do ta marrin pensionin e veteranit dhe do u lejohet të punojnë. Prindërit e familjeve të dëshmorëve nuk do të detyrohen të zgjedhin mes pensionit të moshës dhe pensionit të familjes së dëshmorit, por do t’i marrin të dyja”, ka shkruar ai.
“Pa UÇK-në nuk do të kishte as liri, as pavarësi dhe as shtet të Kosovës. Ju nderojmë sot dhe çdo ditë!”, përfundoi ai.