Hamza në vizitë të paparalajmëruar në Paris, pritet nga zyrtarë të lartë

Prishtinë | 17 Tet 2024 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, njoftoi së është në Paris, ku ka pasur takime me zyrtarë të lartë nga kabineti i Presidentit Macron dhe Ministria e Jashtme e Francës.

Në një postim në rrjetin social X, Kryetari Hamza ka shkruar: “Në takimin me zyrtarë të nivelit të lartë në Paris, theksova rëndësinë jetike për Republikën e Kosovës të mbështetjes historike dhe të vazhdueshme të Francës në proceset e integrimit euro-atlantik. Vura në dukje shumë fusha si ekonomia, siguria, etj., ku ky bashkëpunim mund të forcohet.”

Hamza më tutje ka falënderuar nikoqirët e takimit duke postuar: “Falënderoj z. Bertrand Buchwalter, këshilltar i Presidentit Emanuel Macron për Europen kontinentale dhe Turqinë, Ambasadorin René Troccaz, të deleguarin special për Ballkanin Perëndimor, znj. Marguerite Costa de Beauregard, drejtoreshë për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, për angazhimin e tyre për progresin në Ballkan dhe Kosovë.”

Kujtojmë se kjo vizitë e paparalajmëruar është e dyta që Bedri Hamza bën në kryeqytetet e shteteve te Quint, pas një vizite në gusht në SHBA, ku kandidati opozitar për kryeministër u prit në Shtëpinë e Bardhë, Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Departamentin e Shtetit. Vizita e Hamzës në Elysee vjen në kohën kur marrëdhëniet në mes qeverisë së Kosovës dhe asaj franceze çalojnë për shkak të mospajtimeve për shumë çështje.

Të ngjashme