Hamza nënshkruan udhëzimin administrativ për lehtësime doganore dhe tatimore për invalidët e luftës

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka nënshkruar sot një Udhëzimi Administrativ për procedurat e realizimit të të drejtave në lehtësimet doganore dhe tatimore për invalidët e luftës.

Ky udhëzim ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe kushteve të realizimit të të drejtave për lirim nga detyrimet importuese për kategorinë e invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në bazë të këtij udhëzimi pjesëtarët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët e kanë statusin e invalidit të luftës të njohur nga institucionet e Republikës së Kosovës, me shkallë të invaliditetit nga grupi një deri në shtatë, lirohen nga çdo lloj tatimi dhe takse doganore për importimin e veturës speciale dhe pajisjeve ortopedike për përdorim personal të invalidit të luftës.

Të ngjashme