Kryetari i PDK-së, njëherit dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit nuk ishte rezultati që priten, por thotë se do ta analizojë situatën, raporton Ekonomia Online.
Ai në konferencën për media tha se për këtë do të marrë përgjegjësi, sepse nuk fshihet pas përgjegjësive.
“PDK ka prit rezultat më të mirë, unë kam pritur rezultat më të mirë, i duhet tjetër rezultat PDK, por ka arrit me ruajt votën dhe elektoratin e vet. Pozita i ka edhe përgjegjësitë e veta, kur je në pozitë dhe ke përgjegjësi sigurisht që unë s’jam prej atyre që iku dhe fshihem pas përgjegjësive. Këto ditë do të kemi takime me strukturat e PDK-së, vendimet i marrë në kohë, të analizuara dhe të peshuara mirë dhe sigurisht që nuk vonohem në vendimmarrje”, tha Hamza.
Ai u pyet nëse çështja e “përgjegjësisë” a nënkupton se do të jap dorëheqje.
“E thash që pozita ka edhe përgjegjësi, por normalisht që mbi bazën e përgjegjësive merren edhe vendimet. Nuk jam person që kurrë në jetën time iu kam shmang përgjegjësive, edhe i u kam shmangur dhe kur duhet me marrë vendime të caktuara, por i marrë në kohë, mirë të analizuara dhe pa vonesë”, shpjegoi Hamza”, nënvizoi ai.
Se a do të punohet me VV-në dhe për çështjen e Presidentit.
“Gjithçka që është në interes dhe dobi të Kosovës, PDK jep kontributin e saj. Sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare dhe në të kaluarën i kemi votuar. Sa i përket çështjes së presidentit kam thënë se është proces i ndarë, pres fillimisht me u konstitut Kuvendi, me u formu Qeveria dhe kur të vjen koha e presidentit besoj që ka mundësi me u gjet formulë si me u zgjedh presidenti që mos me u blloku edhe vendi”, deklaroi Hamza.

