Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke komentuar çështjen e grevës në arsim dhe në sektorët e tjerë, ka thënë oferta e fundit për rritje të pagave bashkë me Ligjin, ka kaluar të gjitha limitet.
”Në shumë vende të BE-së, kam pa mesataren e policisë, nuk janë policia më të dobët se arsimi në Kroaci, as Bullgari”, tha Hamza në “Zona B” në Klan Kosova.
”Më dukej simpatike kërkesa e mësimdhënësve, rritma koeficientin e jo pagën. Por spo e thonë të gjithë veç Arsimi”.
”Nëse duan unë ua bëjë 10 koeficientin por mos u lidh më me sektorë të tjerë. Unë mund t’ua bëjë koeficientin mësimdhënësve 10 por t’ua ulë vlerën në pagën aktuale. Nëse po kërkohet rritja e koeficientit e jo e pagës atëherë do të ketë ligj tjetër”.
”Ka praktika që janë të rregulluara në mënyrë të ndryshme. Arsimi i ndamë, shërbyesit civilë ndamë, shëndetësia e ndamë”.
”Ne nuk jemi sponzorizues të këtij ligji, por me qëllim që t’i përkrahim të gjithë ata që realizojnë pagë nga buxheti i Kosovës i kemi tejkaluar mundësitë”.
”Ka ardhur koncept-dokumenti shtesë që s’ka kosto shtesë, pastaj Ligji ka ardh në Qeveri me kosto tjetër, e në Kuvend ka ardh kostoja e ligjit edhe për 40 milionë euro mbi atë që ka kaluar në Qeveri”.
”Shqetësimin e kam më shumë tek sektori privat. Le të bëjmë krahasime. Le të marrim një infermier, sa punon në sektor privat e sa në publik, ka dallime shumë të mëdha. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj vendit, që të mos e sjellim situatën ku na rriten pagat e s’ke mundësi me pagu”.
”Mos ta sjellim situatën që sektorin privat ta ngarkojmë tepër. Mos të harrojmë që në Kosovë është numër i madh i njerëzve që nuk realizojnë asnjë të ardhur – hiç s’kanë të ardhura. 26 mijë familje jetojnë në asistencë sociale që ne si shtet nuk po mund t’ua sigurojmë kushtet minimale të jetesës”.
”Oferta dhe ligji i kanë kaluar të gjitha limitet, por është më shumë se gjeneroze, nëse ka hapësirë për tu rregulluar diçka, jemi të hapur por iu bëjë lutje duke vlerësuar secilin profesion që t’i kthehen punës”.
”Unë se kuptoj si të Arsimi është për nxënës – ne e kemi sjell situatën kësisoji, që fëmijët më s’po ndiejnë nevojë të shkojnë në shkollë”.
”Sot fëmiu ynë është maturantë, i ka edhe tre muaj mësim, ka testet e maturës, ka testet e regjistrimit në fakultete të ndryshme, nëse dikush do të studiojë e ka të pamundur ta zë mësimin”.
”Ka dikush provimet e fundit të diplomës, ndoshta e humb vendin e punës. Nuk them që janë kërkesa të padrejta por duhet të jenë kërkesa në përputhje me financimin”, tha mes tjerash ministri i Financave.