Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në tubimin elektoral në Lipjan, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës edhe një javë do të shpallet fituese e zgjedhjeve në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Fitorja e PDK-së, ai tha se do ta gëzon edhe Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin.
“Kjo fitore më gëzon mua, i gëzon liderët tanë, presidentin Hashim Thaçi, kryetarin Kadri Veseli, kryetarin Jakup Krasniqi, prandaj më 9 shkurt, në mënyrë festive, në mënyrë masive, në mënyrë solemne me dalë me vulosë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Hamza.
Ai theksoi se kjo frymë e fitores është e pandalshme, prandaj sipas tij Partia Demokratike edhe një javë do të shpallet fituese e zgjedhjeve në Kosovë.
“Për me ndodh kjo, në këtë atmosferë, në këtë tubim kaq madhështor, kaq impozant, me këtë energji, unë jam këtu me mirësjellje t’ua kërkojë votën”, tha Hamza.