Hamza: PDK nuk i ka tërhequr projektligjet, do të kërkojmë të trajtohen në Kuvend

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 15:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bedri Hamza, kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së  në një konferencë për medie ka thënë se nuk u lejua që mocioni procedural të shkojë me tej, por projektligjet janë procedurë dhe PDK do të kërkojë të trajtohen në Kuvend, raporton Ekonomia

 Ai ka thënë situata e krijuar me Coronavirus, përveç  ndikimit në aspektin shëndetësor e ka nivelin e depresionit ekonomik.

Hamza ka thënë se pa u krijuar baza ligjore nuk mund të paguhen punëtorët në sektorin privat.

“Propozimi ynë është konkret, janë çështje ligjore. Pa u krijuar baza legale nuk mund të paguhen të punësuarit në sektorin privat sepse, shkelet ligji. Përveç që është shumë të ulët nga qeveria prej 170 euro për çdo person është pa bazë legale”, tha Hamza.

Hamza tha se PDK ka pasur për qëllim të procedojë dy projektligje të domosdoshme që bizneset dhe të punësuarit në sektorin privat, pensionistët, familjet e dala nga lufta të kenë mundësi të përfitojnë nga kjo pako.

Ai ka thënë se gjithandej globit,  në Evropë e regjion, shumica e shteteve kanë krijuar bazë legale.

“ Ne kërkuam mocion procedural. Projektligjet janë dërguar në Kuvend dhe e kanë plotësuar anën formale që të trajtohen. Ka pasur raste nga e kaluar kur me mocion procedural janë votuar ligjet”, tha ai.

Hamza tha se Kosova është vonuar si vizionit nga Qeveria në shkuarje, partnerët e koalicionit që në momentin e aprovimit të buxhetit situata ka qenë e njëjtë por nuk janë ndarë fonde për përkrahje dhe mbrojtje të sektorit privat.

“Ne kërkuam mocion procedurat, ligjet janë dërguar në kuvend. Ka pasur raste nga e kaluara kur ne seanca të jashtëzakonshme janë futur ligje dhe janë votuar. Ky është interes nacional i vendit sepse jemi vonuar. Situata ka qene e ngjashme edhe në atë kohë. Sot njerëzit nuk kanë të ardhura dhe si do të mbijetojnë ata. Qëllimi jonë ka qenë ta krijojmë bazën legale. Nuk mund të ndodh pa plotësim ndryshimin e ligjit të menaxhimit te financave publike. Pas insistimit tonë për këto projektligje që njëri prej tyre është ligj i vençat dhe nuk prek projekt ekzistuese dhe mundëson që kuvendi me aprovu. Është parë që në mënyrë jo të duhur nuk është lejuar që mocioni të procedohet tutje. VV-ja nuk mori pjesë në seancë dhe kanë krijuar përshtypjen që të bëhet gjithçka pa ligj dhe të shkelet kushtetuta. Nga LDK-ja nuk u vërejt gatishmëri për këtë projektligj”, tha

Të ngjashme