Ekonomia Online
FUNDIT

Hamza pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, zotohen për bashkëpunim

Hamza pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, zotohen për bashkëpunim

Ministri Bedri Hamza priti në takim Zëvendësministrin për EU, Tregti dhe Bashkëpunim të Ministrisë së Punëve të jashtme të Suedisë Oscar Stenström, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Zëvendësministrin për EU, Tregti dhe Bashkëpunim të Ministrisë së Punëve të jashtme të Suedisë Oscar […]

Ministri Bedri Hamza priti në takim Zëvendësministrin për EU, Tregti dhe Bashkëpunim të Ministrisë së Punëve të jashtme të Suedisë Oscar Stenström, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim Zëvendësministrin për EU, Tregti dhe Bashkëpunim të Ministrisë së Punëve të jashtme të Suedisë Oscar Stenström, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe regjistrimit të pronave në Kosovë.

Me këtë rast, Ministri Hamza e falënderoi Zëvendësministrin Stenström për ndihmën e shtetit Suedez që kanë dhënë dhe vazhdon të jap për institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e sektorit të regjistrimit të pronave, si dhe përkrahjen në përgatitjen Projektligjit të Tatimit në Pronë i cili pritet të miratohet së shpejti nga Kuvendi i Kosovës. Ky Ligj do ti hapë rrugë materializimit të reformës së nisur në këtë sektor.

Ministri Hamza, gjatë takimit gjithashtu theksoi se Ministra e Financave mbetet e angazhuar në realizimin e detyrimeve të saj, të cilat dalin nga marrëveshja e bashkëpunimit me SIDA-në, në fushën e tatimit në pronë si një nga reformat më të rëndësishme të Ministrisë së Financave. Me këtë rast e falënderoj shtetin Suedez për ndihmën dhe asistencën ndaj shtetit të Kosovës deri më tani në të gjitha fushat.

Ndërsa, Zëvendësministri për EU dhe tregti i Ministrisë së Punëve të jashtme të Suedisë Oscar Stenström e falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e Qeverisë së shtetit Suedez për të rritur bashkëpunimin ekonomik me Kosovën, në veçanti në fushën e regjistrimit të pronave si një nevojë e kahershme për Kosovën.

Të ngjashme