Hamza priti në takim udhëheqësin e ri të Zyrës së Sllovakisë në Prishtinë, Rastislav Kostilník

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Ministri Bedri Hamza priti në takim udhëheqësin e ri të Zyrës së Sllovakisë në Prishtinë Rastislav Kostilník.

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim udhëheqësin  e ri të Zyrës ndërlidhëse të  Republikës së Sllovakisë në Prishtinë Rastislav Kostilník, ku diskutuan për mundësitë e  bashkëpunimit ndërinstitucional.

Me këtë rast, Ministri Hamza e njoftoi z. Kostilník për punën dhe të arriturat e Ministrisë së Financave, me theks të veçantë në ruajtjen e qëndrueshmërisë makro fiskale  si dhe për avancimin e kushteve të të bërit biznes, me theks të veçantë për sektorin e prodhimtarisë, si një nga faktorët kryesorë për zhvillimin ekonomik të vendit.   

Ndërsa, udhëheqësi i ri i Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Prishtinë Rastislav Kostilník, e vlerësoj lartë pritjen nga Ministri Hamza dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe shtetit të tij për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe financave.

Të ngjashme