Hamza: Rikthim i partneritetit strategjik me SHBA-në, dyfishim i pagave dhe pensioneve

Prishtinë | 26 Dhj 2025 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur një tubim zgjedhor ku kryetari dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, prezantoi programin e partisë, raporton Ekonomia Online.

Ai premtoi anëtarësim në NATO, njohje nga sa më shumë vende, integrim në Bashkimin Evropian dhe rikthimin e partneritetit strategjik me SHBA.

Hamza theksoi luftën kundër rritjes së çmimeve, mbështetjen për bizneset, fermerët dhe investitorët, si dhe rritje të pagave, pensioneve dhe investime në shëndetësi dhe arsim.

“Anëtarësim në NATO. Njohje nga sa më shuam vende. Anëtarësim në Këshilklin e Evropëës. Statusi kandidat dhe drejtimi që nuk ka alternativë Kosovë në Bashkimin Evropian. Rikthimi i partneritetit sStretegjik me Shtete e Bashkuara të Amerikës. Viteve të fundit na ka karakterizuar me një qeveri, e cila ka bërë ndarje, e cila ka premtuar dhe ka përmbushur pak premtime dhe ka përçarë dhe ka bërë drama. Kjo duhet të ndërpritet. Çmimet janë rritur, çmimet e artikujve bazë janë rritur 40-50 për qind, e ka edhe 100 e mbi 100 për qind, njëri prej tyre është çmimi i energjisë elektrike që e ka përkeqësuar standardin e jetës së qytetarëve të Kosovës. Kjo duhet të ndërpritet. Po fillon kapitulli i ri, kapitull i zhvillimit e shpresës. Ne do të ndërmarrim reforma për krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset prodhuese e inovative, përkrahje për të gjithë fermerët, edhe përkrahje me subvencione e grante dhe përkrahje për të gjitha ato ndërmarrje që investojnë mbi 500 mijë euro dhe punësojnë më shumë se 50 punëtorë. Do tw adresohen nevojat e sistemit privat ku do të formohet fondi i papunësisë, ku do të garantohen 80 për qind të pagës për 6 muaj, formimi i gjykatës së punës, rritja e pagës 50 për qind për zyrtarët publikë, rritje e pensioneve 50 për qind, rritje të pensioneve 50 për qind për kategoritë e dala nga lufta, fond shtetëror për bursa në arsim – 30 milionë euro për vitin e parë, spital të ri rajonal në Mitrovicën e Jugut dhe investime në QKUK.

Ai ftoi qytetarët të votojnë sipas bindjes së tyre, duke promovuar PDK-në si opsionin për “kapitullin e ri të zhvillimit e shpresës”.

“Fitores së PDK-së i gëzohemi të gjithë ne, edhe diaspora që këto ditë është këtu në Kosovë. Mirë se kanë ardhur në shtëpinë e tyre, sepse kanë kontribut të jashtëzakonshëm, me pjesëmarrjen e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik të pasluftës, ku vetëm vitin e kaluar kanë ardhur në Kosovë mbi 1.3 miliardë euro, të cilat kanë kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Unë ju them votoni sipas bindjes së juve, e unë ju them votoni për PDK-në”, tha Hamza.

Të ngjashme