Hamza shpreh angazhimin e tij për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë

Prishtinë | 03 Dhj 2024 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar ka thënë se në përpjekjet e tij secili do të përfshihet dhe do të ketë një rol, raporton Ekonomia Online.

Hama tha se aftësia e kufizuar asnjëherë nuk duhet të shihet si një kufizim, por si aftësi e ndryshme.

“Në përpjekjen tonë për ta bërë Kosovën më të mirë, secili do të përfshihet dhe do të ketë një rol. Ne do të krijojmë kushte që të sjellim në pah çdo potencial të fjetur, duke nderuar forcën dhe dinjitetin e çdo qytetari në shoqërinë tonë. Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe shpreh angazhimin tim të plotë për të krijuar një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë. Aftësia e kufizuar asnjëherë nuk duhet të shihet si një kufizim, por si aftësi e ndryshme”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Të ngjashme