Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, nuk ka dashur të komentoj nëse do të respektojë urdhrin e kryeministrit, Ramush Haradinaj në lidhje me rritjen e pagave për qeveritarët.
Të gjitha komentet për këtë çështje ai tha si ka bërë të qarta në mbledhjen e Qeverisë gjatë ditës së djeshme, raporton Ekonomia Online.
“Sot jemi për një ngjarje jashtëzakonisht të mirë, për një vazhdim përkrahjes përmes granteve sa i përket çështjes që ju e thatë e keni përcjell mbledhjen e Qeverisë e kam thënë atë”.
Këto komente Hamza i bëri pas interesimit të gazetarëve gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së grantit me KWf për mënjanimin e ujërave të zeza në Prizren, Pejë dhe Gjakovë.
Edhe pas insistimit të gazetarëve duke u pyetur se Çfarë impakti do të ketë në vend rritja e pagave?, Hamza përsëri foli për marrëveshjen me KfW.
“Lajm më të mirë nuk muj me dhanë se sa që është përkraha me 8 milionë euro për para falë”.
Hamza në mbledhjen e Qeverisë dje tha se ky vendim duhet të harmonizohet me Ligjin për pagat si dhe tha se beson që kjo çështje është analizuar mirë nga Zyra Ligjore e kryeministrisë.
“Është konsensus i përgjithshme që kjo çështje të rregullohet me ligj besoj që në këtë drejtim jemi duke ecur. Ky vendim të harmonizohet në Ligjin për pagat”.
“Duke pas për bazë që kemi një situatë të re besoj kërkoj që zyra ligjore e kryeministrisë e ka shikuar. Fokusi jem është që zyra ligjore i ka shikuar komplet edhe vendimin e gjykatës edhe opinionin së AKK-së”.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria dje ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit e pezulluar për rritje pagash, raporton Ekonomia Online.
Me këtë vendim të gjithë qeveritarët do të kenë pagën më të madhe, vetëm kryeministri Ramush Haradinaj tani do të ketë pagë 2950 euro në muaj.
1 milion e 57 mijë e 362, është shuma që në muajin e ardhshëm zyrtarët qeveritarë do të kompensohen nga buxheti i shtetit.