Hamza takohet me Hovenierin, flasin për zhvillimet e përgjithshme dhe rritjen e bashkëpunimit me ShBA-së

Prishtinë | 27 Qer 2024 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Hamza tha se me Hovenierin folën për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me qeverinë e ShBA-së.

“Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit”, shkroi Hamza.

PDK-ja është partia e vetme opozitare deri më tani që tash e disa kohë e ka zyrtarizuar kandidaturën për kryeministër.

Të ngjashme