Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se do të takohet sërish me kryeministrin Albin Kurti, pas takimit të Grupit Parlamentar të PDK-së, raporton Ekonomia Online.
Hamza tha se takimi është caktuar për në orën 16:30. Menjëherë pas deklarimit për media, Hamza u pa dyke hyrë në Qeveri për takimin me Kurtin.
Edhe të premten, dyshja u takuan për diskutime në lidhje me çështjen e presidentit dhe me projektligjin e PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Qeveria mbrëmë bëri me dije se e ka proceduar në Kuvend përgjigjen e vet në lidhje me projektligjin në fjalë.
LEXO EDHE: