Hamza takon ambasadorin zviceran: Kosova e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme

Prishtinë | 27 Dhj 2024 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, raporton Ekonomia Online.

Zhvillimet në Kosovë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, ka qenë tema e diskutimit me ambasadorin zviceran.

“Me përfaqësuesin e Zvicrës në Kosovë, ambasadorin Jürg Sprecher, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona. Në çdo fushë të jetës sociale dhe ekonomike, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, Zvicra i ka dhënë gjithnjë përkrahje Kosovës. Kosova është e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme dhe të ecë përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike”, ka shkruar Hamza.

Të ngjashme