HANDIKOS dhe The Balkan Forum tashmë kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’, ku nesër më 15 prill, në sheshin ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë, prej orës 09:00–15:00, përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantohen strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara.
Kampanja për qëllim ka mbrojtjen e mjedisit përmes përdorimit të strajcave, e në të njëjtën kohë të promovohet dhe mbështetet puna e 10 personave me aftësi të kufizuara.
Njoftimi i plotë:
HANDIKOS dhe The Balkan Forum tashmë kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’, ku nesër më 15 prill, në sheshin ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë, prej orës 09:00–15:00, përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantojmë strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara.
Kampanja për qëllim ka mbrojtjen e mjedisit përmes përdorimit të strajcave, e në të njëjtën kohë të promovohet dhe mbështetet puna e 10 personave me aftësi të kufizuara.
Pra nesër, bashkërisht u themi JO qeseve të plastikës, për çka ftojmë të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj kampanje, të mos përdorin të paktën për një ditë qese të tilla dhe ta mbështesin kampanjën tonë në forma online.
Pjesë e kampanjës do të jenë edhe udhëheqësit institucionalë të Kosovës.
Personat e punësuar me aftësi të kufizuara deri tash janë mbështetur përmes projektit ‘“Përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës përmes prodhimit të qeseve të ri-përdorshme si mbrojtje ndaj mjedisit’’ financuar nga Zyra Zvicerane në Kosovë, mbështetës të tjerë: Meridian Express, Gjirafa.com, Nuka Home, LDS, Byqma, Media Press dhe Balkan Green Foundation.