Handikos në Istog përfiton donacion nga Suedia

Istog | 20 Pri 2017 | 14:44 | Nga

Nënkryetari i komunës së Istogut, Lulzim Blakaj, ka pranuar një donacion nga Suedia i ardhur nga bashkatdhetari Xhafer Balaj, donacion ky i cili kap shumën prej afro 50 mijë euro dhe janë pajisje të cilat ju dedikohen kryesisht personave me aftësi të kufizuara.

Ky donacion përbëhet nga shtretër, karroca invalidore, mbajtëse për shëtitje dhe pajisje tjera higjienike për nevoja të personave më aftësi të kufizuara.
Nënkryetari Lulzim Blakaj falënderoj bashkatdhetarin për kontributin e dhënë duke cilësuar se këto pajisje do të u ndihmojnë personave me nevoje dhe do të ndikojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së këtyre personave.

Të gjitha këto pajisje u dhurohen qendrës për persona me aftësi të kufizuara “Handikos”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme