Disa studime tregojnë se brokoli mund të përmirësojë shëndetin e zemrës në mënyra të ndryshme.
Niveli i dëmshëm i kolesterolit LDL dhe niveli i triglicerideve dihet se janë faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet e zemrës.
Brokoli mund të luajë një rol në përmirësimin e këtyre faktorëve.
Një studim vuri re ulje të ndjeshme të triglicerideve dhe kolesterolit “të keq” të LDL, si dhe rritje të nivelit të kolesterolit HDL “të mirë” tek njerëzit që kishin ngrënë më shumë brokoli.
Disa hulumtime gjithashtu mbështesin nocionin se antioksidantë specifikë në brokoli mund të zvogëlojnë rrezikun e përgjithshëm të sulmit në zemër.
Një studim te minjtë që u ushqyen me filiza të bronkolit zbuloi një efekt të mundshëm mbrojtës kundër vdekjes së qelizave dhe stresit oksidues në indet e zemrës pas një sulmi kardiak.
Për më tepër, konsumimi më i madh i ushqimeve të pasura me fibra si brokoli shoqërohet me një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve të zemrës.