Të hash një mëngjes të shëndetshëm është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën.
Nga Shkolla Mjekësore e Harvardit shpjegohen shumë arsye pse ngrënia e mëngjesit i bën mirë trupit tuaj.
Ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm mban nën kontroll kolesterolin, e bën trupin tuaj të përgjigjet më mirë ndaj insulinës dhe përmirëson performancën tuaj në çështje të lidhura me kujtesën, shkruan EO.
Ngrënia e mëngjesit ul mundësinë e ngrënies mes vakteve dhe mbi-ngrënien gjatë vakteve, rrit marrjen e ushqyesve të duhur, si dhe ju ndihmon të mbani peshën nën kontroll.