Hannoveri i pamposhtur falë cigareve dhe “Nutellas”

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 16:32 | Nga

Rregullat, siç dihet, ekzistojnë për t’u shkelur. Për këtë arsye shpesh herë është më mirë që të mos ekzistonin fare. Ky është, në vija të përgjithshme, mendimi i Andre Breitenreiter, ish-trajner i Schalkes, i cili ka marrë drejtimin e Hannover nga marsi i kaluar.

Që nga momenti i kalimit të tij te kuqezinjtë, skuadra nuk ka humbur asnjë ndeshje: 6 fitore dhe barazimi. 21 pikë të fituara nga 27 që ishin në dispozicion, falë së cilave Hannover ka siguruar ngjitjen në Bundesligë pas një viti të kaluar në purgator.

Gjërat shkojnë mirë veçanërisht në mbrojtje, me rrejtën e portës që ka mbetur e paprekur në shtatë ndeshje. Një shenjë që tregon se skuadra është e bashkuar, shkruan telesport.al. Por këto rezultate nuk kanë ardhur si pasojë e rregullave të hekurta, përkundrazi. Breitenreiter i ka dhënë leje lojtarëve të konsumojnë cigare dhe “nutella”. Me kusht që të mos ekzagjerojnë. Dhe rezultat janë të jashtëzakonshme, të paktën deri tani.

Ndryshim kursi

Para Breitreinter, Hannover drejtohej nga Stendel, i cili ishte më i rreptë. Në fakt, kur skuadra ishte e grumbulluar, ai kontrollonte që askush të mos hante çokollatë. Pasardhësi i tij e menaxhon situatën në mënyrë më të qetë.

“Kemi disa profesionistë që do të ndjekin nga afër dietën e lojtarëve gjatë grumbullimit të verës”, ka shpjeguar ai. “Por nëse dikush ka dëshirë të konsumojë nutella për mëngjes, mund ta bëjë. I bën mirë shpirtit. Në fund të fundit janë qenie njerëzore. Natyrisht nuk mund ta konsumojnë gjatë gjithë ditës, sepse do të shëndosheshin dhe kjo nuk do të ishte një gjë e mirë…”.

Gjëja e vetme që ka rëndësi për Breitenreiter janë rezultatet, dhe Hannover i ka arritur. “Ka rëndësi që të japin maksimumin në fushën e lojës. Nëse do të pinin dy litra Coca Cola në mbrëmje para televizorit do të kishin probleme gjatë ndeshjes. Po ekzistojnë edhe rrugë të mesme”.

Duhan

Me Breitenreiter janë të pranueshme edhe cigaret: “Nuk më rezulton që të ketë duhanpirës në këtë ekip, por edhe nëse do ta ndiznin një cigare herë pas here, nuk do të kishte rëndësi për mua”. Me kusht që lojtarët të mbeten profesionalë.

“Mungesa e seriozitetit më zemëron shumë. Dua që të bëjnë gjithçka është e mundur për të fituar dhe për të pasur sukses”. Por Breitenreiter duhet të bëjë kujdes që të mos e bëjë një rregull këtë, sepse, siç dihet, ato ekzistojnë për t’u shkelur. Për këtë arsye te Hannover i kanë hequr dhe rezultatet janë të jashtëzakonshme. Të paktën për kategorinë e dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme