“Hap krahun”, Rama për opozitën: Ta harroni ju dhe ata

| 03 Tet 2019 | 13:32 | Nga

Gjatë fjalimit të tij të gjatë në Parlament, ku foli rreth procesit të negociatave, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ironizoi opozitën jashtëparlamentare, që sipas tij i kërkon “të hapë krahun”.

“T’i thotë një këmbësor që rri te hija e fikut një makine hap krahun?” u shpreh Rama.

Me tej, kryeministri e ftoi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën të ulet në tryezën e reformës zgjedhore për t’u marrë me rekomandimet e OSBE-ODIHR- it.

“Me çfarë dekreti hyjnor më nis mua plane”, iu drejtua Rama Bashës, i cili i kërkoi kryeministrit që të zbatojë planin e hartuar prej opozitës ose të hapë krahun, shkruan TCh, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme