Është arrestuar një femër pasi e njëjta ka hapur një llogari në Instagram dhe ka publikuar foto e ka bërë komente banale në emër të tjetër kujt.
“Fshati Bradash, Podujevë – Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare, e cila në rrjetin social “instagram” ka hapur një llogari, ka publikuar foto duke bërë komente dhe shkrime banale në emër të viktimës femër K/Shqiptare. E dyshuara pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”.