Hapat që duhet ndjekur nesër
Prishtinë | 31 Gus 2025 | 14:33 | Nga Kadri Kryeziu
- Që në ora 9 të mëngjesit, VETËVENDOSJE duhet ta dorëzojë te Presidentja emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë.
- Pas pranimit të emrit të mandatarit, Presidentja duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që të vendoset masa e përkohshme e ngrirjes së rrjedhjes së afatit 30 ditor për konstituim të Kuvendit, si dhe të kërkojë sqarim me pyetjen:
Konstituimi i Kuvendit përfundon me zgjedhjen e Kryetarit dhe të gjithë pesë nënkryetarëve apo me zgjedhjen e Kryetarit dhe të numrit të mjaftueshëm të nënkryetarëve që e mundëson kuorumin për vendimmarrje të ligjshme në Kryesinë e Kuvendit?
Kështu përfundon kjo histori, por ky aktgjykim do të shërbejë edhe si udhërrëfyes për të ardhmen.
Nuk ka rrugë tjetër racionale.