Hapën gropën pasi dyshuan se kishte diçka, do habiteni çfarë gjetën

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 09:04 | Nga

Para 1,500 vitesh, një grua e njohur si Farong, është varrosur së bashku me stolitë që kishte. Në epitafin e varrit të hapur së fundmi në Kinë, shkruan se brenda gjendet “Hang Farong, gruaja e gjyqtarit Cui Zhen”.

Së bashku me mbetjet e lashta, arkeologët kanë gjetur edhe një qafore me pesëmijë rruaza, si dhe një palë vathë ari shumë elegant.

Gruaja e ka pasur të vendosur në qafë këtë stoli, që ishte punuar me dorë për një kohë të gjatë.

Sa i përket vathëve – në formë loti dhe me disa detaje unike -nuk dihet nëse i ka pasur në vesh apo afër trupit.

Së bashku me këto stoli te çmuara, brenda ka pasur edhe disa enë dhe gota, që do t’i shërbenin në jetën tjetër.

Ky varr është zbuluar në Datong.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme