Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, vizituan sot pikë kalimin e përbashkët kufitar në Vërmicë.
Nga sot, me qëllim të realizimit në mënyrën më të mirë të mundshme të marrëveshjes për heqjen e kontrolleve kufitare për qytetarët e dy vendeve do të aktivizohet korsia e veçantë e kalimit kufitar.
Ministri i Punëve të Brendshme, Sveçla, gjatë kësaj vizite tha se mes dy vendeve nuk do të ketë kontrolle për qytetarët, por po punohet për të pasur sisteme të avancuara teknologjike që luftojnë ilegalitetet ndërkufitare.
Gjatë këtij takimi, Sveçla tha se në shënim të përvjetorit të çlirimit të vendit tonë, janë shënuar edhe 20 vendkalime të veçanta për banorët e brezit kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, në të cilat do të mundësohet lëvizja e lirë mes banorëve të atyre zonave.