Hapen Lojërat Paralimpike “Kosova 2024”

Prishtinë | 16 Nën 2024 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Komitetit Paralimpik të Kosovës, ka organizuar të shtunën Lojërat Parasportive të Kosovës 2024, që do të zhvillohen sot dhe nesër në Vushtrri, raporton Ekonomia Online.

Vrapimi me karrocë, basketbolli me karrocë, xhudo dhe disiplina të tjera do të demonstrohen për dy ditë me radhë.

Presidentja e Komitetit Paralompik të Kosovës, Njomza Emini, theksoi se qëllimi i këtyre lojërave është për të demonstruar barazinë ndërmjet kësaj kategorie të sportistëve me të gjithë sportistët tjerë në Kosovë.

Ajo shtoi se pjesëmarrja historike e Kosovës për herë të parë në Lojërat Paralimpike Parisi 2024 me atletin Grevist Bytyqi ishte dëshmi se edhe sportistët e kësaj kategorie mund të thyejnë çdo barrierë dhe të arrijnë suksese të mëdha në gara të niveleve të larta ndërkombëtare.

“Kjo ditë simbolizon shumë më tepër sesa një ngjarje sportive. Është një dëshmi e forcës, kurajos dhe shpirtit të pathyeshëm të paralimpistëve tanë të cilët na frymëzojnë çdo ditë me përkushtimin dhe talentin e jashtëzakonshëm që kanë. Këtë vit Kosova për herë debutoi dhe ky moment i sotëm nga KFOR ëshfë dëshmi që punët e mira po bëhen realiteti dhe përgatitjet do të bëhen për Lojërat Olimpike ‘Los Angjelos 2028’”, u shpreh Emini.

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, tha se vetëm të bashkuar mund t’i tejkalojnë vështirësitë që hasin paralimpistët.

“Ne jemi të gjtë këtu të festojmë njës torie të suksesit se rezulati i ti është donacioni e posaçërisht r sportistët paralimpik dhe sot e kemi një sportiste që është Vjollca dhe shpreosjmë që të netë në Lojërat Olimpike ‘Los Angelos 2028’. Natyrisht jemi të vetëdijshëm për pengesat që vijnë por jemi të përkushtuar që t’i tejkalojmë. Dëshiroj t’i referohem shembullit të Vjollcës që na inkurajon neve që ti lëmë dallimet dhe ti shndërrohemi në një qëllim të përbashkët. KFOR-i punojnë së bashku me qëllim të përbashkët që të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë dhe e ndjejë vetën krenar aë jam sot këtu sepse krenaria dhe guximi mund ti realizojë ëndrrat në realitet”.

Ndërsa, drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Lastriot Jashari tha se ky institucion me mburrje vazhdon të përkrah aktivitetet e Komitetit Paralimpik, duke dhënë kështu mesazh se shoqëria duhet të bashkëndjejë me këtë kategori dhe se ata janë pjesë vitale e shoqërisë dhe të barabartë në secilën fushë.

Në këtë ngjarje u dhurua edhe një karrocë olimpike që do të përdorët nga sportistët kosovarë në Lojërat Olimpike “Los Angjelos 2028”.

Të ngjashme