Trafiku Urban në Prishtinë ka njoftuar se Maratona Ndërkombëtare “Prishtina 2025” ka përfunduar dhe rrugët janë hapur për qarkullim normal.
Nga ky moment, të gjitha linjat e Trafikut Urban do të operojnë sipas itinerarit të rregullt dhe orarit të zakonshëm.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se Maratona Ndërkombëtare “Prishtina 2025” ka përfunduar dhe rrugët janë hapur për qarkullim normal.
Nga ky moment, të gjitha linjat e Trafikut Urban do të operojnë sipas itinerarit të rregullt dhe orarit të zakonshëm.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kohës së garës.
Trafiku Urban Prishtinë