Hapen qendrat e votimit në Tuz, fillojnë zgjedhjet për asamble

Prishtinë | 03 Mar 2019 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Pas fitimit të statutit të plotë që Tuzi të jetë Komunë e pavarur nga Podgorica e Malit të Zi, janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet e para për asamble.

Qendrat e votimit në këtë komunë të re, janë hapur që nga ora 7:00 e mëngjesit, raporton Klan Kosova.

Shqiptarët të cilët jetojnë atje janë shprehur optimist për këto zgjedhje pasi që janë tre parti shqiptare të cilat janë bërë bashkë.

Koalicioni i formuar quhet ‘Forumi Shqiptar’ dhe ka moton ‘Malësia na Bashkon’.

Kujtojmë se për këto zgjedhje janë hapur 30 qendra votimi dhe të drejtë vote kanë 11.800 qytetarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme