Në fshatin Hogosh, të komunës së Artanës, firma e njohur GURIS Air Energy nga Turqia, bëri hapjen e një Central elektrik, kapaciteti i të cilit sipas deklaratës së përfaqësuesit të saj është 32,4 MW dhe do të gjenerojë 95.600.000 kWh energji elektrike në vit. Ky projekt do të kushtoj përafërsisht 6o milionë euro, financuar pikërisht nga firma në fjalë. Janë të instaluara 9 Turbina, mjaftë cilësore, të prodhuesit amerikan – General Electric. Me këto kapacitete të instaluara, mund të furnizohen me energji elektrike afro 10.000 shtëpi. Projekti ka zgjatur afro 2 vite. Kjo është një nismë bukur e madhe, e para në Kosovë, nëse nuk llogarisim ato tri Turbina të instaluar vite më parë në Golesh, të cilat për arsyeja të panjohura, akoma nuk jenë funksionale.
Me instalimin e këtyre kapaciteteve, për prodhimin e energjisë së Gjelbër, Kosova shënoj hapa fillestar në zvogëlimin e ndotjes në Kosovë, që aktualisht ndodhë nga prodhuesit në baza të thëngjillit, të kontribuoj zvogëlimit të ngrohjes globale, ndonëse kjo, është sa një pikë ujë në det. Por, me këto instalime, sado pak i vogël të jetë, Republika e Kosovës ka filluar përmbushjen e rekomandimeve të Samitit Botërorë për ngrohjen globale, që çdo shtet duhet përmbushur kushtin 20+20+20. Nëse është për të besuar, kjo ndërmarrje do të vazhdon me hulumtimin e lokacioneve të tjera të përshtatshme në Kosovë dhe do ta rris instalimin e kapaciteteve të reja të kësaj natyre.
Mbetet obligim i vazhdueshëm i Republikës së Kosovës që të hulumtoj dhe të instaloj edhe shumë mullinj të tillë, apo prodhues të tjerë të cilët do të prodhojnë energji të gjelbër, sepse plotësimi i kushtit, por edhe nevojat për këtë energji, në Kosovë janë bukur të mëdha.
Për kundër faktit që në këtë ngjarje nuk mungoj prezenca e strukturave qeveritare, të atyre qendrore dhe lokale, mua më shqetëson fakti që mediumet kosovar, apo së paku unë nuk i kamë vërejtur, të shkruara dhe elektronike nuk e kanë përcjell këtë ngjarje të rëndësishme për Republikën e Kosovës. Shpresoj se është koha e fundit që institucionet tona, por edhe mediet, të i kushtojnë vëmendje më të madhe çështjeve të mjedisit dhe ekologjisë, sepse me këtë i kontribuojmë shëndetit dh përmirësimit të mjedisit në vend.