Hapet dëgjimi publik për draft-rregulloren e KPK-së, afati për komente deri më 30 prill

Prishtinë | 07 Pri 2026 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se është hapur procesi i dëgjimit publik për draft-rregulloren e KPK’së.

Në njoftimin e KPK’së thuhet se afati për dorëzimin e komenteve dhe sugjerimeve është pesëmbëdhjetë  ditë pune, duke filluar nga 8 prill 2026 deri më  30 prill 2026.

“Të gjitha komentet dhe sugjerimet mund të dërgohen  në adresën zyrtare të e-mailit: [email protected]. Për më shumë infromata, mund të kontaktoni edhe në numrin e telefonit +383 (0) 38 200 66 011 Të bashkangjitur gjeni linkun ku është e publikuar draft rregullorja në fjalë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme