Hapet ekspozita që i dedikohet kapitenit Berat Gjimshiti

Prishtinë | 14 Nën 2025 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës është hapur ekspozita e cila i dedikohet kapitenit Berat Gjimshiti.

Kryetari i Këshillit, Enkel Rexhepi tha se “Këndi i Beratit” me fanellën e Kombëtares do të mbahet në selinë e KKSh-se e ku do të shërbejë për të rinjtë të cilët do të besojnë se edhe nga Lugina mund të ngjitesh në majat e Evropës.

“Sot, në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, hapëm ekspozitën e dedikuar kapitenit të Kombëtares, Berat Gjimshiti,  një prej figurave më frymëzuese të Luginës sonë në fushën e futbollit. “Këndi i Beratit” me fanellën e Kombëtares do të jetë tashmë pjesë e përhershme e KKSh-së, një hapësirë ku të rinjtë tanë mund të admirojnë rrugëtimin e tij dhe të besojnë se edhe nga Lugina mund të ngjitesh në majat e Evropës. Kjo ekspozitë u zhvillua në kuadër të programit kulturor “Nëntor Lugine”, me mbështetje të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, nën monitorimin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Uroj që ky kënd të ngjallë ambicie, besim dhe krenari,  që pastaj shumë të rinj të bëhen ambasadorë të Luginës në botë. VeçShqip, veç sukses”, ka shkruar ai.

Të ngjashme