Hapet “Expo Real Kosova 2025”, panairi më i madh i ndërtimit dhe patundshmërive në vend

Prishtinë | 25 Kor 2025 | 14:29 | Nga Diellza Gashi

Në Prishtinë u hap zyrtarisht “Expo Real Kosova 2025”, panairi më i madh i ndërtimit, patundshmërive dhe industrive përcjellëse në vend, i cili do të zgjasë deri më 27 korrik, raporton Ekonomia Online.

Organizatori Ekrem Tahiri, duke e prezantuar edicionin e parë të këtij panairi, tha se ky është rezultat i një pune të përkushtuar dhe vizioni të përbashkët për të ndërtuar një platformë profesionale që bashkon aktorët kryesorë të sektorit nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni.

“Për herë të parë prezantoj para jush Expo Real Kosova 2025, panairin më të madh të ndërtimit, patundshmërive dhe industrive përcjellëse në vendin tonë.

Ky panair është rezultat i një pune të përkushtuar dhe vizioni të përbashkët për të krijuar një platformë serioze, profesionale dhe afatgjate që i bashkon aktorët kryesorë të sektorit të ndërtimit nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni.

Me këtë rast, dua të shpreh falënderimin më të sinqertë për të gjitha bizneset që i besuan këtij panairi, që investuan dhe u bënë pjesë e edicionit të parë të Expo Real Kosova. Pa përkrahjen dhe vizionin e tyre, ky panair nuk do të ishte ky që po e shohim sot.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë juve që i besuat këtij projekti dhe që e përkrahët iniciativën tonë”, tha Tahiri.

Krenar Batusha, përfaqësues i kompanisë Pro Real Estate, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në industrinë e ndërtimit dhe patundshmërive.

“Ka qenë kënaqësi të bashkëpunoj prej fillimit. Biseda e parë ka qenë të bëhemi bashkë në një indstri të rendeishme dhe t’i ofrojmë klientit zgjidhje të përbashkëta. Si kompani gjithmonë kemi qëllimin të bashkëpunojmë me vendin tonë. Kemi shumë cilësi dhe punëtorë, kemi arritur të zhvillohemi nga pas lufta dhe meritojmë të zhvillohemi”, tha Batusha.

Të ngjashme