Hapet konkursi për pranimin e studentëve të UP-së në Qendrën e Studentëve

Prishtinë | 12 Sht 2024 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për
pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin
akademik 2024/2025. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 13.09.2024 deri më datën
19.09.2024.


Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve,
aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes
qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.
Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë.
Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim
Po ashtu, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar
të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve.


Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt.
Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student.
Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe
ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).

Të ngjashme