Qeveria e Kosovës sot bëri të ditur se është hapur llogaria zyrtare bankare për Fondin e Sigurisë
Qeveria e Kosovës njofton se përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj.
“U hap llogaria zyrtare bankare për Fondin e Sigurisë. Përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës sonë, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuoj. Llogaria do të jetë funksionale që nga sot 2 Mars 2022, dhe transferet mund të realizohen sipas detajeve në vijim”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.