Fondacioni “Golden Eagle” ka financuar hapjen e muzeut të martirëve të Familjes Berisha në Suharekë.
Muzeu i martirëve të familjes Berisha është hapur të premtën në komunën e Suharekës, ku do të përkujtohen 52 anëtarët e vrarë të familjes Berisha.
Komunikata e plotë:
Rikujtojmë se 22 vite më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 52 anëtarëve të familjes Berisha,
E më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.
Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha.
Është një ndër krimet më çnjerëzore që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, por edhe një ndër historitë më trishtuese.
Shyhretja ,Vjollca dhe Gramozi u rikthyen në këtë botë për të qenë dëshmitarë të trishtimit që përjetuan.