Hapet një shkollë shqipe në Rozhajë të Malit të Zi, Rama: Nga sot, vogëlushët do të marrin dije në gjuhën shqipe

Prishtinë | 13 Sht 2023 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë ditës së mërkurë ka bërë të ditur se është hapur një shkollë në gjuhën shqipe në fshatin Dacaj të Rozhajës.

E për këtë ka reaguar homologu i tij shqiptar, Edi Rama, i cili ka thënë se nga sot fëmijët do të marrin dije në gjuhën shqipe.

“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme