Është hapur Panairi “EXPOKOS 2019”, organizuar nga kompania CEO. Panairi përqendrohet në sektorin e energjisë dhe të ndërtimit, raporton Ekonomia Online. Fillimisht odat kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Bekim Kastrati, nga Oda Britanike në Kosovë, tha se kanë pas bashkëpunim të mirë me biznese kosovare dhe ky memorandum është vetëm formalizmi i një marrëveshjeje.
“Oda Britaneze ka bashkëpunim të rregullt me biznese të tjera, por kjo marrëveshje do të jetë vetëm formalizmi i marrëveshjeve që kemi pas deri tani. Oda Britaneze është pjesëmarrëse çdo herë në panaire të tilla dhe viteve në vijim do kemi pjesëmarrje të tillë çdo herë”, tha Kastrati.
Nagip Fejzi, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, tha se e mbështet këtë panair, por u shpreh i pakënaqur me mungesën e përfaqësuesve të vendit dhe liderët politik.
Ai tha se pa biznese nuk mund të ketë zhvillim ekonomik dhe për këtë ai fton që liderët dhe bizneset tjera të përkrahin bizneset shqiptare.
“Një porosi edhe te shumë shoqata dhe dhoma të Kosovës që sot nuk i shoh prezent këtu, ne duhet të kemi mbështetje për biznese kosovare kudo që janë çfarëdo lloj politike që ka, pash një organizim të mirë, por ka mungesë të përfaqësuesve tanë e udhëheqësve tanë, ata duhet të dinë se pa biznese tona ata nuk mund të janë sot ku janë”, tha Fejzi.
Drejtori i Kompanisë CEO, Bekim Xhafa, tha sepo nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi me shoqata të bizneseve dhe disa prej Odave Ekonomike në Kosovë në mënyrë që të vazhdoj dhe të forcohen lidhjet mes bizneseve.
“Sot kemi punuar për të ardhur në një pikë që nënshkruajmë memorandum bashkëpunimi me shoqata biznese dhe Oda Ekonomike që përfaqësojnë mijëra biznese në Kosovë dhe rajon”.
“Qëllimi është që panairi si një platformë dedikuar për biznese me ofruar lidhje konkrete mes ofertës dhe kërkesës dhe që 18 vite në treg pranojmë mijëra kërkesa nga EU për të gjet partner në vend këtë nuk arritëm ta bëjmë vetëm dhe kemi nevojë për bashkëpunime me shoqata që përfaqësojnë Oda Ekonomike“, tha Xhafa.
“CEO dhe ekipe do vazhdojnë të ofroj shërbime edhe për 20 vitet e ardhshme që të arrini rrugën më shpejtë në realizimin e qëllimeve tuaja që të rritemi në treg dhe këtë e ofron ky panair”, tha ai.