Hapet Panairi i Librit në Leipzig, Kosova ekspozon 100 tituj të përzgjedhur

Prishtinë | 27 Mar 2025 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Është hapur Panairi i Librit në Leipzig 2025, e që Kosova po prezantohet nga Biblioteka Kombëtare për të katërtën herë me radhë.

Në stendën e Kosovës janë ekspozuar 100 tituj të përzgjedhur.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, pos titujve të librave, do t’ju ofrojë vizitorëve katalogë të autorëve shqiptarë nga Kosova, broshura të titujve të ekspozuar si dhe materiale të tjera ekspozuese.

Për vizitorët e interesuar, stenda e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës ndodhet në Hall 4, Stand D410.

Të ngjashme